Ligji për amnisti nuk do të përfshijë të akuzuarit e PSP-së

Maqedonia

Ligji për amnisti nuk do të përfshijë të akuzuarit e PSP-së

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:08
Goran Grujevski

Propozim-ligji për amnisti i cili duhet të vendoset në hetim publik në Regjistrin e vetëm elektronik të rregulloreve kombëtare, nuk do të vlejë për personat të cilët ndodhet në arrati, njoftoi në takim me gazetarët Sektori për komunikim në qeveri.

Për propozim-ligjin për amnisti do të mund 20 ditë të dërgohen vërejtje dhe sugjerime dhe i njëjti nuk do të përfshijë personat që janë në ndjekje të organeve shtetërore, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtori i tij, Nikolla Boshkovski.

Me propozim-ligjin për amnisti parashihet të lirohen nga burgu gjithë personat që kanë dënim deri 6 muaj, ndërsa personat që kanë dënim deri 5 vjet do të lirohen 30% nga dënimi.

Me këtë propozim-ligj nuk parashihet amnistimi i personave me dënim të përjetshëm, kryerësit e veprës penale “vrasje”, kryerësi i veprës “mashtrime zgjedhore”, dhunuesit dhe kryerësit e veprave kundër shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat