Angjushev: Nuk kemi kanalizime, por kemi përmedore milionëshe

Maqedonia

Angjushev: Nuk kemi kanalizime, por kemi përmedore milionëshe

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:45
Zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev, sot në tribunën e organizuar për zhvillim të barabartë rajonal, theksoi se Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë.

“Vetëm për 18 për qind e vendbanimeve janë me rrjet kanalizimi, ndërsa në Shkup ka përmendore me miliona euro. Situatën e këtillë duhet ta ndryshojmë dhe mundësitë që i kemi duhet t’i vendosim në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Angjushev.

Përfaqësuesi qeveritar tha se mjetet buxhetore së pari duhet të ndahen në rajone.

“Ne jemi shtet i vogël, por jo i pasur. Për këtë arsye duhe ttë mendojmë si familje dhe së pari të përkujdesemi për problemet ekzistuese, rrugët, kanalizimet, shkollat, spitalet, ndërsa më pas të shikojmë luksin”, tha Angjushev.

Ai gjithashtu shtoi se është e nevojshme strategji për sigurimin e kushteve për jetë më të mirë jo vetëm në Shkup, por në gjithë Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat