Ambasadori i ri gjerman në Maqedoni, përshëndet politikën e dyerve të hapura të institucioneve

Maqedonia

Ambasadori i ri gjerman në Maqedoni, përshëndet politikën e dyerve të hapura të institucioneve

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:15
Talat Xhaferri dhe Thomas Norbert

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferri, sot realizoi takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Norbert GerberichKryetari Xhaferi i përshëndeti marrëdhëniet e afërta dhe të vazhdueshme ndërmjet dy vendeve dhe dy Kuvendeve të shteteve, duke shprehur shpresë për intensifikim dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Ambasadori Gerberich e përshëndeti politikën e dyerve të hapura të institucioneve shtetërore dhe Kuvendit dhe qasjen e shpejtë të qeverisjes së tanishme drejt zgjidhjes së çështjeve të ndërlidhura me politikën e jashtme, në veçanti me Bullgarinë dhe Greqinë, duke e cilësuar Maqedoninë si lokomotivë rajonale për marrëdhëniet ndërmjet shteteve fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat