BDI: Besa nuk e mohon mundësinë e koalicionimit me OBRM-PDUKM

Maqedonia

BDI: Besa nuk e mohon mundësinë e koalicionimit me OBRM-PDUKM

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:18
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate ka theksuar se Lëvizja Besa yazhdon qëndrimet dhe deklarimet kontradiktore që po përdoren prej saj për të përçarë votën shqiptare dhe për t’i mashtuar votuesit.

Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet manipulimi i paskrupullt i votës së shqiptarëve, ndrydhja e vullnetit politik të votuesve për interesat e një partie e cila mundësoi përçarjen historike të votës së shqiptarëve më 11 dhjetor dhe kreu aktin më qyqar, atë të ikjes dhe mosvotimit të Kryetarit shqiptar të Kuvendit, e as qeverisë reformuese, por i doli në ndihmë edhe narativit të Ivanovit dhe OBRM-së nëpërmjet të platformës tiranase pasi që refuzuan të bashkojnë forcat me partitë shqiptare.

Dje, BESA dhe anëtarët e saj nuk i mohuan bisedimet me OBRM-PDUKM, por paralajmëruan mundësinë e koalicionimit me OBRM-në në Komunat shqiptare.

Kjo parti theksoi se nuk do të bëjë koalicionime parazgjedhore, duke e lënë të hapur kështu katërcipërisht të hapur opsionin e një koalicionimi gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Këtë e konfirmoi edhe nënkryetari i LSDM-së Zeqiri i cili kërkoi sqarime nga BESA rreth koalicionimit të tyre me OBRM-në.

Që koalicioni me OBRM-PDUKM është karta me të cilën kjo parti do të mundohet të gllabërojë votat shqiptare shihet edhe nga anketat e “Dimitrija Çupovskit”, rezultatet e të cilave projektohen nga OBRM-PDUKM dhe të cilat e favorizojnë Besën.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si një subjekt i cili do të futet në këto zgjedhje për të marrë besimin e votuesve në formën më legjitime demaskon përpjekjet e dëshpëruara të Besës për të përçarë votën shqiptare dhe për të bërë pazare denigruese me vullnetin politik të shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Ne nuk do të lejojmë që 11 dhjetori të përsëritet, po ashtu edhe çdo koalicionim në dëm të popullit dhe interesave të tij, shtojnë ndër të tjera nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat