Milloshovski akuza ndaj kryetarit të Gostivarit

Maqedonia

Milloshovski akuza ndaj kryetarit të Gostivarit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:54
Antonio Milloshovski

Në debatin  për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuar kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Gostivar, Nevzat Bejta se nga pozitat e tij në pushtet është pasuruar me dy qendra tregtare.

“Cili gostivaras shqiptar ose turk ose përkatësive tjera ka nevojë për këtë ligj, përderisa ata nuk mund të gjejnë vend pune në Gostivar dhe largohen nga Gostivari. Gostivarasit gjejnë vende pune në dy qendrat tregtare të Nevzat Bejtës, të cilat janë prona të tij. Ai nuk ka nevojë për gjuhën shqipe, por ka nevojë të ngre mjegull për të fshehur pasuritë e fituar për të ndërtuar këto dy qendra tregrate. Këtë ligj e sjellin që të ngrihet mjegull që mos duket që Nevzat Bejta ka ndërtuar rrugë pa tender, pas një viti ka hapur tender. Për të hedhur mjegull ndaj këtyre çështjeve, kërkohet sjellja e Ligjit për Gjuhët”, deklaroi deputeti i opozitës Antonio Milloshovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat