Taravari: Pacienti Demirov ka probleme psiko-organike dhe do të trajtohet në mënyrën e duhur

Maqedonia

Taravari: Pacienti Demirov ka probleme psiko-organike dhe do të trajtohet në mënyrën e duhur

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:50
Arben Taravari

Ministri për shëndetësi, Arben Taravari sot deklaroi se Muarem Demirov, rasti për të cilin sot reagoi Komiteti i Helsinkit, prej ku thanë se është i vendosur pa të drejtë në ISHP “Spitali psiqiatrik”-Bardovc dhe se nuk i është kryer operacioni i duhur, ka probleme të caktuara psiko-organike dhe se disa herë ka ikur nga Klinika për kirurgji torako-vaskulare ku është dashur t’i kryhet intervenimi.

“Pacienti nuk qëndronte aty, ishte mjaft i shqetësuar dhe që atëherë ne u konsultuam me psikiatër. Tani për fat të keq, pacienti përfundoi në Bardovc, por është e sigurtë se ai ka probleme psiqike. Se a është për qëndrim në Bardovc, këtë nuk e di por mund të informohem dhe ditën e shtunë do ju përgjigjem saktësisht se për çka bëhet fjalë. Por garantoj se që sot do të merren masat e duhura që pacienti të trajtohet ashtu si duhet”, tha Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat