Fatime Fetai: I kam dëgjuar politikanët tanë se si sillen pasi të marrin dy sekretaresha të bukura në kabinet!

Maqedonia

Fatime Fetai: I kam dëgjuar politikanët tanë se si sillen pasi të marrin dy sekretaresha të bukura në kabinet!

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:43
Fatime Fetai

Çdo fjalë e prokurores Fatime Fetai që ka thënë te emisioni “Trite” në A1On është margaritar i vërtetë. Veçanërisht vlen të dëgjohet ajo që ka thënë nga minuta 13 deri në minutën e 15, të këtij emisioni. Në këtë pjesë, Fetai sqaron se çka ka dëgjuar në bisedat e incizuara të politikanëve që i posedon kjo prokurori, duke theksuar se pikërisht për shkak të asaj që dëgon te incizimet (bombat) është edhe e mllefosur në pres konferencat kur paraqitet. Prokurorja speciale thotë se pasi ka dëgjuar incizimet është bë pishman se cilët politikanë ka votuar.

“Kur dëgjoja njerëz të ndryshëm, kryesisht politikanë, pyesja vetveten se kujt ia kam dhënë unë votën? Ata njerëz kanë punuar gjithçka, por nuk janë marrë me nevojat e popullit, nevojat e njërzve të qytetarëve të cilëve gjatë tërë kohës ua kërkonin votën dhe u premtonin e do të bëjnë diçka pozitive për ta. E në fakt, prej momentit të parë kur ulen në kolltuk dhe marrin xhip të zi dhe dy sekretaresh të bukura, atëherë e harrojnë popullin. Është e tmerrshme. Prej aty buron edhe mllefi im kur paraqitem në pres konferenca. Shumë mendojnë se aktroj në pres konferenca. Ka komente të tilla dhe me siguri i keni dëgjuar. Jo! Kam aftësi për aktrim, kjo nuk mund të kontestohet, por unë jam njeri me natyrë vërtetë pozitive, por kur flas për dyshim të bazuar për asi lloj krimi, plus që i dëgjoj gjatë tërë kohës, ua di mënyrën se si mendojnë dhe funksionojnë, si mund të jem ndryshe. Dhe si mund të flasndryshe, madje edhe tani në këtë moment deri sa po flas më paraqitet mllef. Nuk them se ne me punën tonë do ta çrrënjosim krimin, nuk them se më nuk do të ketë kriminalitet në të ardhmen. Ka pasur, ka dhe do të ketë edhe në vendet më të zhvilluara. Mirëpo kjo që ka ndodhur në Maqedoni, respektivisht që ekziston dyshim i bazuar se ka ndodhur, kjo nuk guxon të përsëritet më në Maqedoni, e posaërisht për disa raste për të cilat së shpejti do të kuptoni
se çka ka ndodhur”, thotë Fetai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat