Edhe Maqedonia dënon programin raketor të Koresë së Veriut

Maqedonia

Edhe Maqedonia dënon programin raketor të Koresë së Veriut

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:36
Dimitrov, në Konferencën për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për ndalimin e testeve atomike

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Konferencën për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për ndalimin e testeve atomike e ka dënuar aktivitetet e Koresë së Veriut në drejtim të zbatimit të programit të saj atomik dhe raketor.

Në suaza të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Dimitrov është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, me të cilin ka shkëmbyer mendime për gjendjen në Maqedoni në periudhën e kaluar dhe për reformat e planifikuara nga Qeveria e Maqedonisë. Greminger ka ofruar ndihmë në kuadër të misionit të OSBE-së, duke pasur parasysh entuziazmin e Qeverisë së re për kthimin e vendit në drejtim demokratik.

Poashtu janë diskutuar edhe gjendja e rajonit, roli i misioneve të OSBE-së në terren, agjenda e Dimitrov në lidhje me OSBE, me ç’rast është dërguar ftesë për vizitë të Greminger në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat