SHBA dhuron pajisje moderne për MPB-në e Maqedonisë

Maqedonia

SHBA dhuron pajisje moderne për MPB-në e Maqedonisë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:31
MPB e Maqedonisë

Ambasada Amerika ka donuar pajisje teknike moderne për Repartin për çështje kufitare pranë Ministrisë për Punë të Brendshme.

Ministri Oliver Spasovski tha se në gjithë këto vite, Ambasada e SHBA-së paraqitet si një nga partnerët më respektues të MPB-së, ndihma e së cilës është konkrete si dhe ndihmon në ngritjen e standardeve teknologjike, arsimore për shumë njësite organizative pranë MPB-së.

”Donacioni i Ambasadës Amerikane me pajisje moderne teknike do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale të policisë tonë kufitare në disa segmente të punëve kufitare. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë funksionalitet dhe efikasitet më të madh në përmbushjen e detyrave të rregullta të policisë kufitare”, ka potencuar Spasovski.

Ambasadori amerikan Jess Baily ka theksuar se në 16-vitet e fundit, qeveria e SHBA-së ka ndarë më shumë se 20 milionë euro në pajisje dhe trajnime për përmirësimin e cilësisë të kontrollit kufitar dhe sigurisë.

Ambasadori i SHBA Jess Bailey vuri në dukje se gjatë 16 viteve të fundit, qeveria amerikane ka ndarë më shumë se 20 milionë dollarë në pajisje dhe trajnime për të përmirësuar cilësinë e kontrollit kufitar dhe sigurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat