Të hënën fillon fushata zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Të hënën fillon fushata zgjedhore në Maqedoni

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:59
Ilustrim

Më 25 shtator fillon fushata zgjedhore për të zgjedhur të parin e komunave. E njejta përfundon më 13 tetor në mesnatë dhe pas saj ka heshtje zgjedhore.

Deri më 24 shtator Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet që ta përmbyll listën zgjedhore të votuesve dhe të përfundoj me materialet zgjedhore.

Deri tani KSHZ ka publikuar edhe numrat e kandidatëve për kryetar komunash të cilat më parë janë zgjedhur në formë të tërheqjes së shortit nga vetë përfaqësuesit e partive në KSHZ.

Gjithësejt 19 parti dhe koalicione kanë dorëzuar lista kandidatësh për kryetar komune dhe këshilltar të komunave, 64 grupe votuesish kanë nisur lista këshilltarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat