KSHZ do të diskutojë për kërkesat për referendum së bashku me zgjedhjet lokale

Maqedonia

KSHZ do të diskutojë për kërkesat për referendum së bashku me zgjedhjet lokale

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:14
KSHZ

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pasdite në seancë di të rishikojë informacionet për kërkesat e dorëzuara për mbajtjen e referendumeve së bashku me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim edhe për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, prokurimin e materialit promovues, transportimin e materialeve dhe për zgjedhjen e një operatori për përkthimin e materialit zgjedhor.

Gjithashtu duhet të rishikohen edhe kërkesat e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES, Ambasada Amerikane dhe OSBE-së, për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat