Bekteshi llogaridhënie për 100 ditë qeveri: fituan qytetarët

Maqedonia

Bekteshi llogaridhënie për 100 ditë qeveri: fituan qytetarët

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:57
ilustrim

Sot në pres-qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministri i Ekonomisë m-r Kreshnik Bekteshi mbajti konferencë për media, ku prezantoi aktivitetet gjatë 100 ditëve të mandatit të tij.

Ministri Bekteshi prezantoi arritjet në çdo sektor që mbulon Ministria e Ekonomisë, ndërsa vlerësoi se nga aktiviteti 100 ditor më së shumti kanë përfituar qytetarët.

‘Kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike, ishte një nga hapat e parë të ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa në fushën e energjetikës, do të ketë edhe reforma tjera që do të dalin nga Ligji i ri për energjetikë dhe Ligj për efikasitet energjetik me çka qytetarët të mund të ndjejnë përfitimet e masave tona dhe të njihen me një qeveri të hapur dhe reformuese’, tha Bekteshi.

Me ribalancin e buxhetit, tha ministrri Bekteshi, në fuhsën e energjetikës u miratuan edhe 10 milionë denarë shtesë, me të cila mundësuam rritje të numrit të aplikantëve nga rreth 700, në mbi 1000 familje të subvencionuara për dritare të blera PVC, ndërsa  sa i përket programit për kompensim për sistemet e kolektorëve diellorë edhe 16 milionë denarë shtesë.

Bekteshi tha se me masat e propozuara të qeverisë tani vlejnë njësoj – si investitorët e huaj  ashtu edhe ata të vendit.

‘Në kontekstin e krijimit të një ambienti afarist miqësor dhe të parashikueshëm, në përputhje me nevojat e komunitetit të biznesit, sektorëve individualë dhe konsumatorëve, apo në drejtim të harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me atë Evropian, po punojmë për ndryshime të disa ligjeve, si ligjin për produktet e ndërtimit, Ligjin për zonat teknologjike industriale, Ligjin për zonat e gjelbra, për shoqatat tregtare, për kompanitë publike, për automjetet, për sigurinë e produkteve, për mbrojtjen e konsumatorit, për tregti, për shërbime’, tha Bekteshi, në raportin për 100 ditëshin e qeverisë.

Po vazhdohet me realizimin e projektit për unifikimin e vitrinave në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ndërsa deri më tani 60 dyqane janë rregulluar plotësisht, ndërsa në fazë të projektimit  janë edhe dyqanet  nga çarshitë e e Shkupit, Ohrit, Manastirit dhe Strugës. Interes të madh në mesin e publikut ka nxitur edhe masa e re e Ministrisë së Ekonomisë, për të cilën aplikimi tashmë po zhvillohet për punonjësit me të ardhura të ulta të cilëve u mundësohet  shfrytëzim i pushimit vjetor në një nga qendrat turistike të vendit, shtoi ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi tha se pas takimeve me të gjitha Odat ekonomike, por edhe me përfaqësues të sektorëve dhe kompanive të ndryshme, me përgjegjësi mund të them se dialogu me komunitetin e biznesit do të vazhdojë, duke i vlerësuar ata si partnerë në krijimin e masave dhe politikave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat