Në Maqedoni ka mbi 120 të sëmurë me LKM

Maqedonia

Në Maqedoni ka mbi 120 të sëmurë me LKM

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:25
Ilustrim

Shoqata e të sëmurëve nga leuçemia kronike mieloide (LKM) me rastin e 22 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të të sëmurëve nga LKM, sot mbajti konferencë shtypi, në të cilën informoi për këtë sëmundje në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Pepo Levi, kryetar i Shoqatës të të sëmurëve nga leuçemia kronike mieloide (LKM), informoi se sot mbi 109 organizata për mbrojtjen e të sëmurëve nga LKM, në mbi 80 shtete të botës shënojnë këtë ditë.

“Shoqata jonë është themeluar në vitin 2007, kurse qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e të sëmurëve nga LKM dhe trajtim modern dhe të duhur për të prekurit nga kjo sëmundje. E para dhe më e rëndësishmja ishte sigurimi i ilaçit Glivec, ku përfundimisht në vitin 2011 Maqedonia llogaritet në ato shtete që posedojnë Glivec për të sëmurët nga LKM, megjithëse që nga qershori i vitit 2013 filloi përdorimi i ilaçeve gjenerike të patestuara mjaftueshëm.”

Sipas Levi, statistikat tregojnë se përgjigja pozitive e pacientëve CML shprehur në përqindje është diku rreth 70 për qind.

“Në Maqedoni sot ka mbi 120 të sëmurë nga LKM. Të dhënat statistikore, po edhe nga praktika tregojnë se rreth 30 për qind e të sëmurëve nga LKM në Maqedoni janë pa terapi të nevojshme, ndërsa ky numër në mënyrë të konsiderueshme rritet çdo vit”, tha ai, duke shtuar se çdo vit në botë numërohen gjithnjë e më shumë raste të shërimit nga LKM.

Levi theksoi se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari kanë gjetur zgjidhje për importimin e Nilotinib-it për 20 pacientë dhe Bosfotinib për një pacient.

Goce Çakarovski, zëvendës Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë njoftoi se ndodhet këtu së bashku me pacientët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të LKM-së dhe të tregojë se prioritet i kësaj qeverie, dhe Ministrisë së Shëndetësisë gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin pacientët. “Angazhimi ynë është që të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ilaçet adekuate t’i marrin ato në kohë, sepse është e nevojshme për shëndetin dhe jetën e tyre”, thotë Çkarovski.

Robert Bekirovski, drejtori i Agjencisë për barna dhe pajisje medicinale MALMED, theksoi se qasja deri të barnat për këtë grup të njerëzve do të jetë në nivelin më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat