SPB Manastir parashtroi raport të posaçëm në Prokurori për rastin “Transportuesi 2”

Maqedonia

SPB Manastir parashtroi raport të posaçëm në Prokurori për rastin “Transportuesi 2”

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:27
MPB

Kundër gjashtë personave të punësuar në Komunën e Manastirit është parashtruar raport i posaçëm nga policia në prokurori për lëndën “Transportuesi 2”, për shkak të punës pa përgjegjësi dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, me çka e dëmtuan arkën komunale me 4.321.388 denarë.

“Sektori për punë të brendshme Manastir, duke vepruar siaps urdhërit të Prokurorisë themelore publike Manastir, lidhur me lëndën me emrin kodues ‘Transportuesi 2’, që ka të bëjë me tender të shpallur për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm për transport të nxënësve gjatë vitit mësimor 2015/2016, në PTHP Manastir parashtroi raport të posaçëm kundër personave S.P. (54), S.D. (58), V.P. (48), P.P. (51), S.B. (58) dhe V.T. (58) , të gjithë nga Manastiri, të punësuar në Komunën e Manastirit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për dy vepra të kryera penale – ” punë e pandërgjegjshme në shërbim” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, të parapara në Kodin penal të RM-së.

Personat S.P., S.D., V.P. dhe P.P., në cilësinë e anëatrëve të Komisionit për furnizime publike pranë Komunës së manastirit, vepruan në kundërshtim me nenin 169 të Ligjit për furnizime publike në atë mënyrë që nuk e anuluan procedurën për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm, edhe pse në procedurën e tenderit konstatuan se çmimet e ofruara për transport të nxënësve në vitin mësimor 2015/2016 janë shumë më të larta nga çmimet reale të tregut.

Në kumtesë është cekur se nëse për shembull për një nga linjat e cekura në tender në viin mësimor 2013/2014 çmimi për transport për nxënës në ditë ishte 1.000 denarë, në vitin mësimor 2015/2016 ishte 3.168 denarë për nxënës në ditë, përderisa në vitin mësimor 2016/2017 ishte formuar çmim prej 440 denarëve për nxënës në ditë, me çka dy personave juridik, transportues nga Manastiri, u është mundësuar të prëfitojnë dobi më të madhe materiale. Me veprimet e ndërmarra të paraqiturit komunën e Manastirit e dëmtuan materialisht prej 4.321.388 denarë, ceket në kumtesën e sotme nga MPB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat