Taravari: Do të hapim ambulanca në fshatra, por ballafaqohemi me mungesë të mjekëve

Maqedonia

Taravari: Do të hapim ambulanca në fshatra, por ballafaqohemi me mungesë të mjekëve

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:57
Arben Taravari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i shoqëruar nga drejtoresha e re e Spitalit të Pëgjithshëm në Kërçovë, Biljana Nasteska, sot pasdite vizitoi objektin e vjetër të këtij institucioni shëndetësor, por edhe objektin e ri që po ndërtohet.

Taravari njoftoi se vizita e spitaleve është në kuadër të turneut të tij në gjithë spitalet në vend, me qëllim që nga afër të njihet me kushtet e punës.

“Si qeveri përfundimisht kemi siguruar fonde për fazën finale të ndërtimit të spitalit të ri, i cili edhe pse ka filluar në fillimet e viteve të nëntëdhjeta nga qeveritë e kaluara, për fat të keq akoma nuk ka përfunduar. Mund të premtoj se si qeveri e re kemi siguruar fonde edhe për disa muaj do ta nënshkruajmë tenderin për fazën përfundimtare dhe përfundimisht kërçovarët do të bëhet me spital të ri në mars ose prill të vitit 2019”, tha Taravari.

Ai shtoi se gjithashtu angazhohet që të hapen ambulanca në mjediset rurale, por shtoi se ballafaqohen me mungesë të mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat