Në Maqedoni, gjashtë femra kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz

Maqedonia

Në Maqedoni, gjashtë femra kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:20
Ilustrim

Në Maqedoni, gjashtë femra, nga të cilat tre janë vajza të mitura, kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz, ku pesë prej tyre kanë nënshtetësi të Maqedonisë dhe njëra është shtetase e huaj.

Këto janë të dhënat zyrtare të cilat sot i prezantoi shoqata për veprim kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz ‘Porta e Hapur’. Por, nga sektori joqeveritar vlerësojnë se ky numër është shumë më i madh.

Fushata një mujore me moton “Çka shikon? Bëhu zëri i tyre” ka për qëllim të ngrisë vetëdijen publike, të njohin tregtinë me njerëz, por edhe të nxisin njerëzit të kërkojnë këshilla. Si grup më i rrezikuar paraqiten adoleshentët, gjegjësisht personat e moshës prej 13 deri më 18 vjeçare.

Krahas tribunave në kuadër të kësaj fushate është e paraparë të shpërndahen materiale parandaluese, por ka edhe linjë telefonike ku mund të paraqiten të gjithë ata që janë ballafaquar me tregti të njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat