Shpallet epidemi e fruthit në Gazi Babë

Maqedonia

Shpallet epidemi e fruthit në Gazi Babë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Komisioni për sëmundje ngjitëse në Ministrinë e shëndetësisë njofton se është shpallur epidemi e kufizuar e fruthit në territorin e komunës Gazi Baba.

Nga Komisioni informojnë për pesë pacientë të pranuar me simptoma të fruthit, të cilët brenda ditës janë vërtetuar në Klinikën për sëmundje infektive se bëhet fjalë për sëmundjen e fruthit. Pacientët janë në gjendje stabile të pëgjithshme.

Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik – Shkup dhe Institutin për shëndet publik fillon vaksinimin e të gjithë personave të moshës nga 6 muaj deri më 60 vjet, në qoftë se nuk janë të vaksinuar deri më tani, ndërsa Qendra për shëndet publik – Shkup dhe Instituti për shëndet publik do të kryejnë mbikëqyrje të përforcuar edpidemiologjike, kontrollim të statusit të vaksinimit dhe do të ofrojë ndihmë metodologjike për ekipet preventive të imunizimit në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat