Mukovski: LSDM-së dhe shqiptarëve nuk iu interesojnë pasojat

Maqedonia

Mukovski: LSDM-së dhe shqiptarëve nuk iu interesojnë pasojat

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:22
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski,ka theksuar në seancën e sotme parlamentare se sjellja e ligjit për gjuhët është e dëmshme për vendin ,por kjo gjë nuk iu intereson shqiptarëve.

“Ne si VMRO-DPMNE nuk kemi asgjë kundër ligjit në fjalë, por ne po insistojmë qe së pari do të ishte mirë, që ky ligj të zbret poshtë në nivel të ekspertëve, e më pas të sjellet një konstatim, se cili version është më i përshtatshëm. Por gjithë kjo, si duket nuk i intereson LSDM dhe Shqiptarëve të cilët dëshiron me çdo kusht sjelljen e ligjit, pa marrë parasysh pasojat e saja”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat