BDI mban konventën promovuese për zgjedhjet lokale

Maqedonia

BDI mban konventën promovuese për zgjedhjet lokale

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:43

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër, me fillim në ora 16, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, do të organizojë konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017.

Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti do të promovojë ekipin fitues për zgjedhjet lokale, ku do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal.

“Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat