Angellov: Për ngjarjet e 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi edhe deputetët

Maqedonia

Angellov: Për ngjarjet e 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi edhe deputetët

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:00
Kuvendi i Maqedonise

Kryetari i shoqatës “Andon Janev – Qoseto”, Goran Angellov, në një intervistë për Makfaks, duke komentuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, tha se hyrja në ndërtesën e Kuvendit ka qenë pa asnjë qëllim dhe sipas tij ka qenë e shkaktuar nga zemërimi i mbledhur te grupi i njerëzve.

“Tani del se ne si shoqatë jemi më fajtorë për ngjarjet e 27 prillit. Ne nuk ishim të mbledhur aty si shoqatë. Aty kishte njerëz të ndryshëm, ndërsa tani i tërë faji na hidhet neve, saktësisht Igor Jugut dhe mua. Jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi, sepse hyra si gjithë të tjerët, i emocionuar. Nuk kam goditur askënd, nuk kam rrahur askënd, nuk kam bërë asgjë të keqe. Në parlament këndohej himni shqiptar, ishin duke vendosur kryetar joligjor, e çdokush që ndjehet maqedonas, do të hyjë, normalisht”, thotë Goran Angellov.

Ai thotë se, nëse duhet dikush të përgjigjet atëherë nuk duhet të harrohen deputetët.

“Isha i vetëdijshëm se me hyrjen në Kuvend jam duke kryer vepër penale dhe se do të duhet të mbaj përgjegjësi për atë që bëj. Këndimi i himnës, votimi i kryetarit, krisma nga ana e policit të Zaevit, e gjithë kjo i ka nxitur njerëzit të bëjnë një skandal të tillë. Ku janë deputetët? Nëse kërkojmë përgjegjësi, duhet të kërkojmë nga të gjithë”, tha Angellov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat