Ligji i gjuhëve pas zgjedhjeve

Maqedonia

Ligji i gjuhëve pas zgjedhjeve

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:52
Kuvendi i Maqedonise

Seancë maratonike në Kuvend deri në orët e parë të mëngjesit për ligjin e gjuhëve. Deputetët e VMRO DPMNE-së gati se zbardhën natën duke folur kundër këtij propozim-ligji.

Kryetarja e grupit të deputetëve femra, Liljana Kuzmanovska, e përkujtoi kryeparlamentarin se sa është ora.

“Ne jemi gra, nuk themi se jemi më të dobëta se burrat. Kemi punuar me kushte mjaft të rënda, rrugë 4 orë dhe tash pas mesnatës, ora dy, po punojmë ”, tha Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE.

Por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se ata vet po e detyrojnë që të zgjatet seanca.
“Nuk kam ardhur këtu për me fjetën, ju të gjithë keni të drejtë që të dilni dhe të ktheheni, ndërkaq unë vetëm rri këtu , sepse ju po më detyroni të qëndroj këtu”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deputeti Nikolla Popovski tha se është për çudi se brenda 8 viteve ligji për përdorimin e gjuhëve miratohet për të tretën herë.

“Bëhet fjalë për një ligj për përdorimin e gjuhëve, që miratohet tri herë brenda 8 viteve e gjysmë. De fakto, në çdo tre vite sjellim ligj për përdorimin e gjuhëve. Një tjetër koincidencë e çuditshme , kjo ndodh në vitin 2008, 2011 dhe në vitin 2017 brenda kontekstit zgjedhor ”, tha Nikolla Popovski, deputet i VMRO-DPMNE.

E Petar Atanasov i LSDM-së i tha Popovskit se kjo çështje është dashur të mbyllet më herët, por partia e tij s’ka pasur guxim ta bëjë.

“Zotëri Popovski,  ju tani po e parashtroni pyetjen thelbësore,  a paska nevojë që të miratohet një ligj i tillë? Ja, pyetni kolegët nga partitë politike shqiptare. Të gjithë thonë se ka nevojë të miratohet një ligj i këtillë. Ju koleg Popovski nuk keni pasur guxim ta mbyllni këtë çështje”, tha Petar Atanasov, LSDM.

Debati vazhdoi edhe sot deri në orën 15, kur edhe u ndërpre për të vazhduar pas zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat