Xhaferi në konferencën e ECOSOC në Prishtinë

Maqedonia

Xhaferi në konferencën e ECOSOC në Prishtinë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:00
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, merr pjesë sot dhe nesër në Prishtinë në një konferencë të organizuar nga Federata për Paqë Universale, në partneritet me Asociacionin Ndërkombëtar të Anëtarëve të Parlamentit për Paqe (ECOSOC).

Xhaferi kishte fajlim sot në këtë konferencë me temës “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i deputetëve”. Në Konferencë Kryetarit të Kuvendit iu nda pllaketa “Ambasador për Paqe”. Ngjarja u ndoq gjithashtu nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në këtë mandat, do të vazhdojë veprimtarinë e tij ndërkombëtare në të gjitha nivelet. Unë si kryeparlamentar, në emër të të gjithë 120 deputetëve dëshiroj të theksoj se mbetemi dhe të hapur, dhe të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë aktive në implementimin e çdo nisme apo propozim që do të çojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe perspektivën e saj euroatlantike. Unë besoj se të gjithë do të punojmë së bashku në drejtim të vazhdimit të mëtejshëm të kësaj praktike që do të forcojë rolin dhe përgjegjësinë e parlamenteve në forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky është obligimi ynë ndaj qytetarëve që na kanë zgjedhur, tha Xhaferi në fjalimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat