Buxheti i RTVM-së, reagon SHGM

Maqedonia

Buxheti i RTVM-së, reagon SHGM

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:01
RTVM

Shoqata e Gazetareve te Maqedonise ka reaguar për shumën e mjeteve te ndara nga buxheti me vlere prej 0.5 për qind.

Shoqata e Gazetareve te Maqedonise shumën e mjeteve te ndare nga buxheti me vlere prej 0.5 për qind.

Shoqata e Gazetareve te Maqedonise shumën e mjeteve te ndare nga buxheti me vlere prej 0.5 % për financimin e RTVM-se e vlereson, të pamjaftueshem për funksionimin e servisit publik.

Kryetari I SHGM-se Naser Selmani për TVM” deklaroi se arsyetimi i Qeverisë për mungesë të mjeteve  është joserioz. Ai konsideron se ekziston mungesë e vullnetit politik për reforminin e RTVM- së.

Sipas tij Servisi Publik është në gjendje më të keqe se të gjitha serviset  publiek në rajon. Shoqata e gazetarëve ka kërkuar  që nga buxheti i shtetit të ndahen mjete ne vlerë prej 1%  apo 30 milion euro për funksionim optimal të RTVM së. Një ndër arsyet kryesore se pse  SHGM  kërkon  30 milionë euro për RTVM -në është edhe  fillimi i funksionimit te programit 24 oresh ne servisin e dytë  programor ne gjuhen shqipe për të cilin është miratuar ligji.

“Është e patolerueshme që partite politike të ndryshojnë legjislacionin gjatë zgjedhjeve që tu thonë votuesve se janë duke hapur një kanal të ri për shqiptarët në Maqedoni dhe pasi kalojnë zgjedhjet e harrojnë zbatimin e ligjit. Është obligim I kësaj Qeverie që program I dytë të filloj të funksionojë  24 orë program në gjuhën shqipe dhe ky është një shembull eklatant se si partite politike në pushtet aktualisht manipulojnë me qytetarët e Maqedonisë”, tha Naser Selmani.

Arsye tjetër pse nevoiten 1 % nga buxheti është se RTVM  është e ngulfatur në borxhe sepse shteti në vazhdimësi I ka tatimuar mjetet që servisi publik asnjëherë nuk I ka mbledhur sepse asnjëherë nuk është mbledhur më shumë se 50 % të taksës radiodoifuzive ndërsa shteti tatimon për 100 %. Në pyetjen se cfarë do ndërrmer SHGM nëse kërkesat e tyre hasin në vesh të shurdhër Selmani me përgjigje, Qeveria nuk ka shumë kohë për të taktizuar sepse në raportin e Pribe-s thuhet se duhet siguruar financim stabil.

“Nëse vazhdojnë me këtë politikë kokforte  ne do ti informojmë të gjitha përfaqësite e ambasadave këtu do ti informojmë të gjitha organaizatat partnere me të cilat bashkëpunojmë në Evropë dhe botë dhe unë ju garantoj se vlerësimi në fund të vitit për Maqedoninë  sa I përket lirisë së fjalës nuk do të jetë pozitiv nëse ne dergojmë informacion organizatave se qeveria sillet në mënyrë të papërgjergjshme ndaj mtv së .Nëse ata dëshirojnë që Maqedonia të jetë në grupin e shteteve afrikane sa I përket lirisë së fjalës le të vazhdojnë me këtë luks mirëpo nëse duan që gjendja e medias në Maqedoni të përmirësohet atëherë duhet ti ndjekin rekomandimet tona të pribesë dhe komunitetit ndërkombëtar”, shtoi Selmani.

Përvec RTVM-së me këtë buxhet financohen edhe institucione tjera andaj këto mjete janë të pamjaftueshme thekson përfaqësuesi I këshillit për radiodifuzion Milaim Fetahu.

“Në këtë përqindje të vogël participojnë dhe financohen edhe Agjencia për Media edhe ndërmmarja publike e Radiodifuzionit kështuqë parashikimet janë që Servisi Publik nuk do mund ti mbulojë nevojat e veta prandaj do duhet  të kemi debate biseda se si të tejkalohet kjo”,tha Milaim Fetahu.

Problem shtesë sipas SHGM së është që gjysma e të punsuarve janë me arsim të mesëm, mosha mesatare e të punësuarve është 56 vjeç, andaj duhet punësuar kuadro të rinj  për përmirësim të programit dhe nevojitet paisje me teknologji bashkëkohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat