Inspektorati i tregut në “gjah” pas shitësve jolegal në Bit Pazar

Maqedonia

Inspektorati i tregut në “gjah” pas shitësve jolegal në Bit Pazar

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:03
Ilustrim

Inspektorati i tregut ka ndërmarrë aksion për largimin e shitësve mobil nga Bit Pazari.

Edhe pse të vetëdijshëm se shitja nëpër rrugë është e ndaluar me ligj, shitësit thonë se janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë për shkak se nuk kanë mënyrë tjetër për të siguruar ekzistencën.

Të kontaktuar nga Alsat, nga Inspektorati shtetëror i Tregut nuk deshën të komentojnë aksionin për largimin e shitësve jolegal, duke u arsyetuar se është ditë jo pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat