Nimic shpreh optimizëm për zgjidhjen e kontestit të emrit

Maqedonia

Nimic shpreh optimizëm për zgjidhjen e kontestit të emrit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:51
Matthew Nimetz

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve IBNA, pas takimit me ministrin e jashtëm Grek, ndërmjetësi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dukshëm dhe ka vullnet nga të dyja palët për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit, gjë që do ta forcojë stabilitetin e rajonit.

“Shpresoj se do të mund t’i përshpejtojmë bisedimet në vazhdim të këtij viti. Dy shtetet premtuan se janë të interesuara që një gjë e tillë të realizohet. Marrëdhëniet gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dhe pres aktivitet më të madh”, tha Nimetz.

Në pyetjen e gazetarit për atë se a do të jepet propozim i ri nga ana e ndërmjetësuesit, Nimetz u përgjigj duke thënë: “Në kohën e duhur, po”.

Ai tha se të dy palët kanë vijat e tyre të kuqe, por pret që ato mund të afrohen.
Në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë, Nimetz u shpreh se deri sa të zgjidhet ky kontest, që është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë, në këtë rajon mbetet një pasiguri e caktuar dhe zgjidhja e problemit do të vendoste stabilitet dhe miqësi në mbarë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat