Zyrtarët shtetëror, të angazhuar në aktivitetet partiake

Maqedonia

Zyrtarët shtetëror, të angazhuar në aktivitetet partiake

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:20
Bujar Osmani

Vazhdojnë aktivitetet që burojnë nga detyrimet e pushtetit qendror, të funksionarëve të cilët së fundmi kanë marrë përsipër role të caktuara për zgjedhjet e pushtetit lokal. Zv.kryeministri Bujar Osmani që së fundmi është emëruar shef i shtabit të BDI-së për Çairin, edhe më tej, në mënyrë aktive vazhdon të paraqitet në evente si zv/kryeministër për të prezantuar të arriturat e qeverisë.

Nëse u kujtohet në paraqitjen time thash se do të marr 2 javë pushim, që do të thotë prej fillimit të fushatës. Fushata ende nuk ka filluar. Do të fillojë më 25 shtator dhe prej asaj dite, unë do të reduktoj angazhimet e mija vetëm në ato aktivitete të cilat janë urgjente sepse në sekretariat unë nuk kam zv.ministër – deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për euro-integrime.

Por në ditën që njoftoi për dorëheqjen e ish zv/ministrit të arsimit Visar Ganiu si dhe pushimin e tij vjetor si zv/kryeministër, Osmani, nuk përcaktoi periudhën dhe deklaroi se kjo do të bëhet në kuadër të angazhimit për ndarjen e partisë nga pushteti.

 Sot jemi këtu për të treguar se BDI-ja vazhdon me konsistencën e saj politike për të ndarë partinë nga shteti dhe për të dhënë dorëheqja nga posti i zv.ministrit por edhe unë për të pushuar aktivitetet e mija në këtë periudhë si zv.kryeministër që në asnjë mënyrë mos të lihet mundësi për abuzim të angazhimit shtetëror me atë partiak – tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për euro-integrime. Aktivitetet e tij si ministër i shëndetësisë i vazhdon edhe ministri Arben Taravari duke realizuar vizita në spitale dhe projekte të tjera në shëndetësi.

Të pyetur nga Alsat, nga partia e tij thonë se rasti në fjalë nuk lidhet me zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrja e ministrit Taravari nuk ka të bëjë aspak me fushatën zgjedhore por është pjesë e agjendës dhe planit të Ministrisë që është hartuar paraprakisht nga kabineti i ministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat