Ahmeti kërkon mobilizim për fitore në zgjedhjet e 15 tetorit

Maqedonia

Ahmeti kërkon mobilizim për fitore në zgjedhjet e 15 tetorit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:34
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se edhe kësaj radhe i futen garës për zgjedhje lokale të mobilizuar për të shënuar fitore.

Me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, sot në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtarisht filloi fushatën për zgjedhjet lokale.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se edhe kësaj radhe i futen garës për zgjedhje lokale të mobilizuar për të shënuar fitore.

“Jo rastësisht ishim fitimtarë në të gjitha zgjedhjet. Ju që keni punuar deri më sot e më shumë vështirësi keni realizuar projekte, mos të mbeteni me atë krenari, por të punoni edhe më shumë, sepse na presin shumë punë,” tha Ahmeti.

Ai tha se qytetarët e komunave shqiptare ende kanë nevojë për projekte infrastrukturore si ujë, kanalizime, apo riciklim të mbeturinave.

“Tani ju pret një sfidë e madhe, duhet të organizohemi dhe të mobilizohemi që të realizojmë të gjitha projektet që kanë nevojë banorët e komunave shqiptare,” tha lideri i BDI-së.

Me fitoren e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ahmeti tha se nuk fiton vetëm kjo parti, por të gjithë shqiptarët në Maqedoni.

“Po të mos ishim ne si BDI, të sigurt dhe të guximshëm dhe aq të përgjegjshëm, nuk do të dilnim me kuadro me vlera dhe të dëshmuar. Prandaj ju themi njerëzve se plot një dekadë ne kemi dëshmuar që dimë të përballemi me vështirësitë, dimë të ndërtojmë dhe të ndryshojmë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, turqit, sepse BDI-ja di të prodhojë vetëm vlera gjë që e kemi dëshmuar gjatë këtyre 15 viteve. Më 15 tetor nuk fiton vetëm BDI-ja, fitojnë shqiptarët, qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Ahmeti, në konventën partiake të mbajtur në Shkup.

Në këtë tubim folën edhe Fatmir Besimi, shef i shtabit qendror të zgjedhjeve, si dhe kandidatët për kryetarë komunash, Teuta Arifi e Blerim Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat