Nikola Gruevski thotë se BDI e Ali Ahmetit ia adresonte dështimet

Maqedonia

Nikola Gruevski thotë se BDI e Ali Ahmetit ia adresonte dështimet

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 22:13
Nikola Gruevski

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se kur ka marrë detyrën synim ka pasur që të punojë për të gjithë, qoftë maqedonasit, qoftë shqiptarët.

Ai duke folur për qeverisjet ku aleatë ka pasur partitë shqiptarë ka dhënë një rezyme se prej kur ka nisur bashkëpunimet.

“Fillimisht kemi qenë në koalicion me PDSH-në e Arbën Xhaferit e më pas Menduh Thaçit, dhe pastaj pas zgjedhjeve të vitit 2008 kemi bërë koalicion me BDI”, ka thënë ai.

“Të gjithë kanë nevojë për rrugë, shërbime shëndetësore”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka folur se çka i ka penguar te partneri i fundit i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim, e Ali Ahmetit.

Gruevski ka thënë se ka pasur zyrtarë nga partia e Ahmetit që kanë premtuar gjëra të parealizueshme dhe kur ato nuk janë kryer fatura i është adresuar VMRO – DPMNE.

“Ajo që më tepër që më irritonte që nga koha në kohë , nuk kanë mundur ta realizojnë dhe shqiptarët e kanë shpallur fajtor VMRO-DPMNE.”.

“ Deputeti ynë i thotë kolegut nga BDI tani kemi pushtetin, shumicën e saj, në 90% të komunave, kemi pushtetin qendror dhe përgjegjësia është e jona dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Zyrtari nga BDI thotë se për dështime ne çdo herë e kemi një arsyetim. Kur ne nuk mund diçka të plotësojmë i hedhim fajin VMRO – DPMNE”, ka thënë Gruevski.

“Nuk është e drejtë dhe kjo kontribuar që të krijohet pasqyra që VMRO po ngatërron diçka. Ne si parti kemi futur në program edhe për pjesët ku banojnë shqiptarët, si spitalet, shkollat, rrugët e të tjera”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat