Gruevski paralajmëron: Ja çka do ju ndodhë shqiptarëve me Zaevin

Maqedonia

Gruevski paralajmëron: Ja çka do ju ndodhë shqiptarëve me Zaevin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 07:23
Nikola Gruevski

Nikola Gruevski ka thënë se Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e formimit të qeverisë.

“ Ai ishte promovues i këtij parimi, ai ka ndikuar edhe te faktori ndërkombëtar që të imponohet një kuotim i tillë. Ai thoshte se kjo filozofi mund të jetë karakteristike për shtet multietnike, ndodh që partia më ë mbështetur të hyjë në opozitë. Ne pranuam të jetë e atillë dhe ai e shkeli atë”.

“Faktori ndërkombëtar në vitin 2006, 2007, 2008, ka folur të kundërtën nga ajo që po flasin tani. Ju them se ju ishit ata që flisnit  të kundërtën se ne kemi një specifikë që nuk e ka Anglia, Gjermania dhe atëherë e premtuan atë kurse tash heshtin dhe nuk kanë përgjigje”, ka thënë Gruevski në “Zona e Debatit”.

Derisa ka folur për bashkëpunimin me partitë shqiptare, Gruevski ka thënë se kanë qenë të hapur edhe si parti për anëtarësimin e tyre.

Ndërsa për kryeministrin aktual, Zoran Zaev me të cilin kanë bashkëpunim shqiptarët, ka thënë se do të tradhtohen nga ai.

“Për atë them Zaev është i lexuar te maqedonët, por edhe shqiptarët do ta lexojnë atë, do ta ndjejnë në shpinë, vetëm prisni”, ka thënë ai.

Gruevski ka thënë se  i emëruar zëvendëskryetar i Shkupit që është shqiptar është nga partia e tij VMRO – DPNE.

“Kemi anëtarë që janë shqiptarë, nuk janë të shumët, janë me qindra megjithatë i kemi. I emëruari për zëvendëskryetar është nga partia jonë deri më parë ka qenë profesor i shkollës së mesme dhe drejtor në lagje. Ai është pensionuar pak para dhe kemi menduar se është mirë ta propozojmë. Ne nuk kemi paragjykime ndaj kësaj, kemi paragjykime nga ana e shqiptarëve.

Ai më tej ka thënë se LSDM nuk do të mundet të fitojë besimin e qytetarëve të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat