Gruevski: Zaev do të vendos për emrin e vendit, edhe atë sipas tekeve të Greqisë

Maqedonia

Gruevski: Zaev do të vendos për emrin e vendit, edhe atë sipas tekeve të Greqisë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:36
Nikolla Gruevski

Zaev është sjellë në pushtet për ta zgjidhur emrin ashtu siç dëshiron Greqia dhe se pritet pas zgjedhjeve lokale të fillojnë bisedimet, kështu ka deklaruar në një intervistë për TV Sitell, Nikolla Gruevski-kryetari i OBRM-PDUKM.

”I gjithë operacioni për ndryshimin e qeverisë është bërë për zgjidhjen e emrit sipas tekeve të Greqisë. Këtë e dinë tani më të gjithë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në gjithë Evropën pritet vetëm të mbarojnë zgjedhjet lokale dhe të fillojnë bisedimet konkrete”, ka thënë Gruevski, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, dje pas kthimit nga New York se nuk është i gatshëm të flasë për çështje të identitetit.

Zoran Zaev në anën tjetër ka thënë se do të pres përgjigje nga Matthew Nimetz në lidhje me kontestin me emrin me Greqinë dhe nga ai do të pres propozim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat