Delev: Zyrtarët duhet t'i kthejnë paratë shtetërore të keqpërdoruara

Maqedonia

Delev: Zyrtarët duhet t'i kthejnë paratë shtetërore të keqpërdoruara

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:20
Hristian Delev

Anëtari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Delev tha se ish-funksionerët të cilët kanë harxhuar paratë shtetërore për nevoja personale dhe kanë keqpërdorur kartelat zyrtare, të gjitha duhet t'i kthejnë prapa tek shteti.

“Kryesisht, nëse dikush ka shfrytëzuar për nevoja personale, duhet t’i kthejë fondet. Dua të jem i drejtë. Nuk e di nëse është ashtu, nuk e di, sepse nuk e kam parë. Nëse do ta kisha parë do t’i kisha pritur dhe të gjithë të tjerët nëse kanë bërë harxhime për nevoja personale duhet t’i kthejnë paratë”, tha Delev.

Më herët, Spasov ka filluar të kthejë paratë e harxhuara nga buxheti i shtetit për nevoja personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat