Shqetësuese: Çdo javë një viktimë në vendin e punës në Maqedoni

Maqedonia

Shqetësuese: Çdo javë një viktimë në vendin e punës në Maqedoni

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:59
ilustrim

Në Maqedoni sipas statistikave çdo javë ka nga një viktimë në vendin e punës. Me përjashtim të vitit të kaluar kur janë regjistruar 28 raste të vdekjes, mesatarisht vitet e kaluara janë regjistruar rreth 43 raste të vdekjes në vit. Këto të dhëna alarmante janë publikuar nga shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës, njofton Alsat-M.

Ata thonë se bëhet fjalë për numër që duhet t’i shqetësojë institucionet. Profesionet më të rrezikshme janë ndërtimtaria dhe bujqësia.

“Situata në Maqedoni as për afër nuk është e lakmueshme. Kemi situata ku çdo javë në vendin e punës ndërron jetë një punëtor. Kemi sektorë që nuk janë të mbuluar, e që janë gjenerator i numrit më të madh të vdekjeve në Maqedoni. Siç janë bujqësia, industria e transportit, pjesët e policisë dhe armatës”, deklaroi Milan Petkovski, shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës.

Petkovski thotë se Maqedonia ka ligje evropiane për siguri dhe shëndet gjatë punës, por se mungon zbatimi i tyre.

Nga lidhja e sindikatave në Ohër thonë se siguria dhe mbrojtja e punëtorëve vërtetohen edhe me ligjin për marrëdhënie pune.

Në Ohër këto ditë është debatuar pikërisht për këto probleme, ndërsa përfundimi ka qenë se në ato organizata ku ka organizim sindikal, problemet kanë qenë më të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat