Ligji për amnisti nuk do të vlejë për Velija Ramkovskin

Maqedonia

Ligji për amnisti nuk do të vlejë për Velija Ramkovskin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:24
Velija Ramkovski

Ligji për amnisti me të cilin parashihet që të dënuarve t’u ulet dënimi për 30%, nuk do të vlejë për ish-pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski, por gjithashtu nuk do të vlejë edhe për disa tjerë të dënuar të cilët kanë kryer veprën penale “shoqata kriminale”.

Në propozim-ligjin për amnisti, i cili së pari duhet të futet në procedurë kuvendore, shkruan se amnistia nuk është e paraparë për personat të cilën janë dënuar për veprën penale “shoqata kriminale”. Ndërsa Ramkovski në rastin “Pajazhina”, ishte i dënuar për këtë vepër penale.

Ramkovski në mars të 2012 u dënua me 13 vite burg, ndërsa në vuajtjen e dënimit i numërohet edhe koha që ka qëndruar në paraburgim (dhjetor, 2010). Ramkovski tashmë ka vuajtur gjysmën e dënimit, ndërsa i kanë mbetur edhe gjashtë vite.

Nëse ligji për amnisti do ta përfshinte edhe Ramkovskin, ai do të vuante dënimin edhe për dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat