SHA ELEM prej vitit 2012 deri në vitin 2017 për mihje të thëngjillit ndërmarrjeve të jashtme u ka paguar 212 milionë euro

Maqedonia

SHA ELEM prej vitit 2012 deri në vitin 2017 për mihje të thëngjillit ndërmarrjeve të jashtme u ka paguar 212 milionë euro

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:37
Dragan Minovski

Kryesia paraprake e SHA ELEM në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017 ka shpenzuar 212 milionë euro për angazhimin e kompanive të jashtme për mihje të thëngjillit dhe zgjyrës dhe për mekanizëm ndihmës për transport, që  ka kontribuar për 20 për qind të rritet çmimi i rregullt i energjisë elektrike apo për tetë euro për megavat orë, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë Dragan Minovski në konferencën e sotme për shtyp.

“Për mihjen e thëngjillit dhe zgjyrës nga ana e ndërmarrjeve të angazhuara nga jashtë në REK Bitola prej vitit 2012 deri në vitin 2017, përfundimisht me gushtin e këtij viti, janë paguar 161 milionë euro. Në periudhën e njejtë për shkak të mungesës dhe parregullsisë së mekanizmit të vet në REK Bitola dhe REK Osllomej është angazhuar mekanizëm i jashtëm ndihmës për pka janë paguar 46 milionë euro në REK Bitola dhe pesë milionë euro në REK Osllomej apo në përgjithësi rreth 212 milionë euro. Shpenzimet e përgjithshme për mihje të thëngjillit dhe zgjyrës dhe për mekanizmin ndihmës ndikojnë ndaj çmimit të rergullt të energjisë elektrike mesatarisht me rreth 20 pçër qind për periudhëpn prej vitit 2012 deri në vitin 2017 apo për tetë euro për megavat orë të prodhuar”, tha Minovski dhe shtoi se për momentin çmimi i rregullt është 41 euro për megavat orë.

Ai theksoi se në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2005 për dedikimin e njejtë kompania ka shpenzuar 38 milionë euro.

Paralajmëroi se për një kohë shumë të shkurtë SHA ELEM planifikon të furnizojë mekanizëm të vet për mihje dhe transport të thëngjillit dhe zgjyrës që, siç tha, do të çojë deri te ulja e shpenzimeve. Në pajtim me fizibiliti studimin e bërë për furnizim të plotë zë pajisjes së vet nevojiten 64 milionë euro prej të cilave në fazën e parë do të furnizohet pajisje për 24 milionë euro.

Për tenderin, theksoi9, ende vendosë Komisioni shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike dhe së shpejti pritet të dihet epilogu.

Duk u përgjigjur në pyetje, Minovski saktësoi se tashmë është mbyllur remonti i rergullt i Bllokut 2 në REK Bitola, në rrjedhë është remonti i Bllokut 1 që pritet të përfundojë deri më 10 tetor, e më pas të fillojë remonti i Bllokut 3 dhe të prëfundohet deri në fillim të nëntorit me çka kompania me sukses do ta presë sezonin e ri ngrohës.

Me punë ekonpmike, shfrytëzim optimal të kapaciteteve prodhuese dhe kursim të të gjitha shpenzimeve, e posaçërisht gjatë prodhimit të enerjisë elektrike, kompania, siç tha, do të tentojë të mos shkaktojë shtrenjtim të çmimit të rrymës për shkak të vendosjes së tarifës së lirë ditore.

Në gusht, siç tha, nuk ka pasur shitje të tepricave të rrymës nga udhëheqësia e vjetër për shkak të çmimit të ulët të arritur, por shtoi se analizat e tyre tregojnë se nuk ka pasur tepricë të rrymës në mënyrë që të bëhet shitja. Së shpejti, siç tha, do të dihet se çka do të bëhet me tenderin për furnizim të trakave transportuese për REK Bitola, nëse tërësisht do të anulohet apo për secilin individualisht. Paralajmëroi se kompania së shpejti do të dalë me projekt për uljen e ndotjes që e bën REK Bitola

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat