Zgjedhjet Lokale: Në skuadrën e BDI-së, plot lojtar të vjetër

Maqedonia

Zgjedhjet Lokale: Në skuadrën e BDI-së, plot lojtar të vjetër

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:52
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e nis fushatën me “skuadrën e re” me të cilën pretendon që sërish të mbajë vendin e parë, duke fituar në komunat më të rëndësishme. Edhe spoti I BDI-së, flet për skuadrën dhe misionit që do të ketë në këtë periudhën parazgjedhore.

Në anën tjetër lideri i BDI-nuk e ka freskuar sa duhet skuadrën e tij, por në radhët e skuadrës ka edhe lojtar të vjetër të cilët nuk kanë lëshuar vendin që në lojë të futet ndonjë “lojtar” tjetër. Teuta Arifi kërkon mandatin e dytë me arsyetimin të realizojë projektet jetike të cilat nuk arriti ti realizojë në mandatin e parë. Premtimet e para katër viteve pothuajse as 10 për qind nuk janë plotësuar.

Ramis Merko, pas katër viteve sërish kërkon një mandate të dytë të Strugës, për të zgjidhur problemin me deponinë që nuk e zgjidhi në mandatin e tij të parë. Nevzat Bejta, kërkon mandatin e dytë radhazi, por në krahasim me lojtarët tjerë ai është shumë më i mirë pasi ka realizuar një sërë projektesh. Në Çair, Ahmeti e zëvendëson Izet Mexhitin, i kritikuar  për shkak të mospërmbushjes së kërkesave themelore të qytetarëve  të saj, e zëvendëson me trajnerin e njohur të futbollit Visar Ganiu, një njeri publik , por pa përvojë në menaxhimin e institucioneve të shtetërore.

Në disa komuna rurale kandidatët e skuadrës së Ahmetit kërkojnë mandatin e tretë, Asani në Tearcë dhe Fatmiri në Zhelinë. Në Bogovinë skuadrës  i prin ish komandanti i UÇK, Berzah Bejtullahu. Skuadra e Ahmetit, në disa komuna do të ketë ndihmën e publikut maqedonas të LSDM-së të cilët kanë deklaruar se do ta mbështesin që në raundin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat