Dorëzim i çmimit “Vavilon” për përkthyes më të mirë të ri

Maqedonia

Dorëzim i çmimit “Vavilon” për përkthyes më të mirë të ri

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Me rastin e Ditës evropiane të gjuhëve, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve sot do t’i shpallin fituesit e çmimit për përkthyes më të mirë Vavilon, i cili ndahet për herë të katërt.

“Qëllimet e çmimit për përkthyes më të mirë të ri, i inicuar nga Delegacioni Bashkimit Evropian në vitin 2013, janë promovimi i përkthyesve të rinj, si dhe nxitja e cilësisë në përkthimin e veprave letrare. Konkursi është hapur për përkthyes të rinj deri 26 vjeçarë, ndërsa veprat duhet të jenë përkthime të veprave letrare nga cilado nga 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Eropian në cilëndo nga gjuhët që fliten në vend”, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup.

Çmimet do t’i dotëzojnë Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ognena Nikuljski, kryetare e Shoqatës së përkthyesve dhe interpretuesve (SHPRM)

Në ngjarjen, e cila do të mbahet pasdite në qendrën tregtare Ramstor, do të publikohet edhe edicioni i pestë të Çmimit për përkthyes më të mirë të ri Vavilon dhe do të kumtohen hollësira për kriteret për Çmimin 2018.

Solemniteti vjetor për ndarjen e çmimeve është pjesë nga ngjarja e organizuar së bashku me EUNIK Shkup, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori gjuhësore, si dhe t’i vizitojnë stendat me libra të eksponuara të përkthyera nga gjuhë të ndryshme evropiane dhe libra të përkthyera në gjuhë lokale në kuadër të programit “Evropa kreative”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat