Maqedoni, konferencë për parandalimin e Sidës

Maqedonia

Maqedoni, konferencë për parandalimin e Sidës

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

“Modele për financim të programeve për parandalimin e Sidës si dhe zvogëlimi i dëmeve nga përdorimi lëndëve narkotike” është tema e konferencës që do të zhvillohet sot në Shkup, nën organizimin e shoqatës “HOSP” – Mundësi për jetë të shëndosh.

Në konferencë do të prezentohen përvojat më të mira evropiane në lidhje me modelet për financimin e programeve për parandalimin e Sidës dhe zvogëlimi i dëmeve nga përdorimi i lëndëve narkotike që i zbatojnë organizatat qytetare.

Në konferencë gjithashtu do të bisedohet se cili model është më i përshtaturi për Republikën e Maqedonisë.

Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesëve nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ekspertë dhe shoqata qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat