Shtyhet seanca për rastin “Fortesa 2”

Maqedonia

Shtyhet seanca për rastin “Fortesa 2”

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:13
Ilustrim

Seanca për rastin “Fortesa 2” në Gjykatën Penale është shtyrë për datën 2 tetor. MPB duhet ta njoftojë gjykatën se ish-shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, si i akuzuar dhe kolegu i tij në DSK, Nikolla Boshkovski si dëshmitarë, janë të pakapshëm.

Në seancë ishin të pranishëm 6 të akuzuarit tjerë, ndërsa avokatët e mbrojtjes kërkuan të mos publikohen fotografitë nga seanca e kaluar.

PSP akuzon Grujovskin dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK, për shkatërrim të dokumenteve zyrtare që lidhen me përgjimet e paligjshme.

Seanca e kaluar (3 korrik) u shty me kërkesë të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat