Prania e agjentit serb në Kuvend më 27 prill, dalin detaje të reja

Maqedonia

Prania e agjentit serb në Kuvend më 27 prill, dalin detaje të reja

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:36
Goran Zhivaljeviq në fokus

“Oficeri serb në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, nuk ka kërkuar leje dhe as nuk ka pasur të drejtë ta kërkojë nga shërbimet e kundërzbulimit ose qeveria”, deklaroi mbrëmë drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski.

Sipas tij, DSK deri atëherë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë BIA dhe me oficerin e saj për lidhje në Maqedoni, si pjesë e bashkëpunimit operativ që DSK ka me 50 shërbimet e huaja.

Nikollovski ishte i vendosur se në Maqedoni nuk ka më përgjime pa urdhër të gjykatës.

“Përgjohet vetëm legalisht, nuk ka përgjime ilegale”, tha Nikollovski.

Ai gjithashtu shtoi se në drejtorinë e tyre ekziston furgon, por nuk është i verdhë dhe përdoret për aktivitete ofensive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat