Fazliu: Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike

Maqedonia

Fazliu: Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:22
Vendor Suhej Fazliu

“Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike. Për këtë u ndihmojmë komunave për përforcimin e kapaciteteve të tyre për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje”, deklaroi sot ministri i Pushtetit Vendor Suhej Fazliu në konferencë për shtyp në të cilën e paraqiti raportin për njëqind ditët e para nga puna e tij.

Ai theksoi se nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, janë siguruar nga 50.000 dollarë për secilën nga gjithsej 24 komuna për projekte që do të zgjidhen nga qytetarët. Me mjetet e BE-së, në zbatimin e UNDP-së, në minimum pesë komuna do të ndahen grante me vlerë të përgjithshme prej 600.000 euro për ndërtimin e mekanizmit për shpërndarje transparente të mjeteve për projektet.

“Nuk mund të flitet për shoqëri civile, nëse kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave disponojnë me buxhete, veçanërisht në komunat e vogla dhe rurale, të cilat mezi janë të mjaftueshme për paga dhe kompensime, ndërsa të gjitha mjetet e tjera i sigurojnë pushteti qendror, pjesërisht si mjete të dedikuara, ndërsa pjesërisht me trokitje nëpër dyer në ministritë, pa u definuar më herët kriteret”, tha Fazliu, duke u përqendruar në qëndrueshmërinë financiare të komunave.

Ai theksoi se mjetet nga pushteti vendor do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikime partiake dhe të tjera.

Fazliu si prioritet të dytë për pushtetin vendor e theksoi krijimin e kushteve për zhvillim të barabartë rajonal në të gjithë territorin e shtetit.

Ai theksoi se në qershor është shpallur thirrje publike për projekte për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, në suaza të fazës së dytë të Programit IPA të BE-së me vlerë të përgjithshme prej dy milionë e 40 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat