Domosdoshmërisht partneritet social për programet për parandalim të HIV

Maqedonia

Domosdoshmërisht partneritet social për programet për parandalim të HIV

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Nëse Maqedonia dëshiron sistem të qëndrueshëm të cilitdo program për grup të ndjeshëm të qytetarëve, këtë mund ta bëjë vetëm përmes partneritetit social dhe kurrsesi ndryshe, sepse shteti është subjekt i fuqishëm, ndërsa sektori qeveritar, i cili tashmë është i gatshëm duhet vetëm të vendoset në funksion përkatës”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

“Duhet të ndërtojmë qasje që do të thotë qasje vërtetim të çmimit të kushtimit të çdo shërbimi, të cilin shteti e paguan përmes partneritetit social. Mundemi të financojmë edhe sektor biznesi edhe  sektor civil, por për këtë nevojitet regjistër, standarde, e pastaj vërtetim i çmimit të kushtimit”, deklaroi Carovska në hapjen e konferencës “Modele për financim të programeve për parandalim të HIV dhe zvogëlim i dëmeve nga përdorimi i drogave”, në organizim të HOPS – opsione për jetë të shëndetshme.

Theksoi se nëse sistemi i dhënies së shërbimeve varet nga vullneti politik, atëherë ky nuk është sistem i qëndrueshëm, por nëse gjendet sistem përkatës, i njëjtë mund të replikohet edhe për programe të tjera.

Drejtori ekzekutiv i HOPS, Krtistian Jankullovski theksoi se Maqedonia është vend me prevalencë më të ulët të HIV në rajonin e EJL dhe se 20 vitet e kaluara janë ndërtuar të gjitha kapacitetet, të cilat mund të japin përgjigje të HIV epidemisë dhe vetëm nevojitet mbështetje e të njëjtave edhe në të ardhmen. Theksoi se në Maqedoni këto servise i implementojnë 15 shoqata në 15 qytete, ndërsa shërbime nga to në bazë të përditshme në qendrat e tyre dhe në terren marrin 15 mijë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat