Sheqerisnka në Bruksel realizoi takim me Pedro Serano

Maqedonia

Sheqerisnka në Bruksel realizoi takim me Pedro Serano

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:30
Pamje nga takimi

Ministrja e mbrojtjes njoftoi se në takim janë analizuar mundësitë për bashkpunim në pjesën e mbrojtjes dhe luftimin e terorizmit, dhe bëhet fjalë edhe për mundësitë për rritjen e pjesmarrjes në Maqedoni në misionet paqësore të drejtuara nga EU, si kontribut për sigurinë europiane.

Bashkëbiseduesit kanë ndërruar mendime rreth zhvillimeve politike në Maqedoni dhe pritjet nga reformat të cilat po i zbaton Qeveria në kontekst të integrimit euro-atlantik proces në domenin e lirisë së mediave, sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike, sektorin e sigurisë. përparimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe luftën kundër terorizmit.

 EU dhe NATO integrimet janë interes strategjik prej të cilave maqedonia posedon koncenzus të gjerë, por është patjetër të tregojmë progres në agjendën e EU dhe NATOS,dhe ta rrisim mbështetjen më shumë. Maqedoninë mundeni që ta cilësoni si partner të besueshëm, kishte potencuar Sheqerinska.

zëvendës sekretari gjeneral i drejtorisë për Evropë rreth politikës së jashtme, dhe ka cilësuar se në agjendën e qeverisës së re është patjetër, sjellja e stabilitetit dhe zhvillimi i demokracisë dhe është e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe për tërë regjionin, theksoi Serano.

Ai paralajmroi që do e vizitojë Maqedoninë në turnin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, kur më detajisht do të shikohen aspektet e bashkpunimit në fushën e mbrojtjes dhe në luftën kundër terorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat