Mitko Tileski: Me stilolaps vendoset për Ohrin tonë, ta bëjmë metropol

Maqedonia

Mitko Tileski: Me stilolaps vendoset për Ohrin tonë, ta bëjmë metropol

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:31
VMRO-DPMNE

Ai tha se ndjen një nder dhe kënaqësi të veçantë, se nga kjo foltore me nisjen e fushatës për këto zgjedhje lokale, t'ju përshëndes dhe ta lajmëroj fitoren e madhe zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në Ohër dhe në gjithë Atdheun. Maqedonas, Turq, Serbë, Romë, Vlleh, Boshnjakë, Shqiptarë,qëndrojmë me krenari, me vizion dhe fuqishëm.

Kandidati i VMRO-DPMNE, për Gostivarin Mitko Tilevski, tha se në këtë garë ai hyn me një zemër dhe shpirt të pastër, pa duar të pista, me një dosje të pastër dhe faqe të pastër, pa afera dhe pa ndonjë njollë të zezë në karrierën e tij profesionale. Betimi është një gjë e shenjtë, prandaj tani unë para jush them me përgjegjësi  se si kryebashkiak i ardhshëm i Ohrit, unë do ta kryej plotësisht detyrimin ndaj qytetarëve. Kam një vizion dhe mision se si Ohri, të vazhdojë me projekte të reja për t'a përmirësuar edhe më shumë pamjen e vërtetë evropiane dhe bashkëkohore.  Ai tha se do të jetë dorë e zgjatur e çdo qytetari. Tilevski përmendi se të gjithë janë një bashkësi dhe një shpirt. Çdo cep, çdo rrugë, çdo prag është Ohri. Forca jonë është populli ynë, populli ynë është shteti ynë. Të udhëhequr nga energjia pozitive, puna dhe përkushtimi gjithmonë me ndershmëri, humanizëm, vlera familjare, unitet, besim dhe program të qartë, realizojmë projekte. VMRO-DPMNE më shumë ndërtonte në Ohër  dhe kështu do të vazhdojmë të vendosur dhe me lëvizje të guximshme.  Synimet strategjike të programit të definuar qartë do të jenë: punë për të gjithë, rritje ekonomike dhe zhvillimi i Ohrit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe reduktimi i shkallës së papunësisë dhe zhvillimin e turizmit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i qytetit.

- Qëllimi i parë do të jetë turizmi, promovimi i fuqishëm i kapaciteteve turistike të Ohrit, me një strategji dhe qasje serioze, kontribuojmë drejtpërdrejt në ekonominë lokale. Rindërtimi i plotë i Bulevardit Turistik, rekonstruim i rrugës, kanalizimi atmosferik, rrjet ujësjellës sipas nevojës, ndërtimi rrugicave për këmbësorë dhe çiklizëm, rregullimi i hortikulturës është një nga masat që i përmendi Tielski.  Rindërtimi i shesheve të qytetit të Shën Kliment Ohridski dhe Krushevska Republika, të dy sheshet me një pamje të re dhe moderne dhe ndërtim të një sheshi të ri Studençishta, një vend i ri i njohur për Ohrin me shumë aktivitete tha Tilevski.Po ashtu investime në arsim, sport, kulturë dhe në shumë fusha tjera.  Unë jam i bindur dhe e di që ju nuk dëshironi të qëndroni të humbur në labirintin e dikujt  pa ide dhe të  problemeve të krijuara. Ju jeni më të mëdhenj se ata që krijuan kaosin. Shkelje brutale, hipokrizi, censurë, shok dhe hipokrizi. Jo, ju nuk do të lejoni të tjerët t'ju tregojë se çfarë ju duhet të vendosni për jetën tuaj, tha Tilevski. Me stilolaps vendoset për Ohrin tonë. Me një mision të përqendrohet në problemet dhe të mos heqim dorë nga besimi, pa u dorëzuar dhe tërhequr. Me përkushtim dhe dinjitet - të gjithë së bashku të bashkuar drejt një të ardhme të re për Ohrin. Ai tha se ata të gjithë do të vazhdojnë të punojnë për qytetin e Ohrit, për interesat e qytetarëve për një të ardhme të sigurt. Prandaj Tilevski në fund tha: gjithmonë punë, gjithmonë Ohri, gjithmonë Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat