Kreu i Lëvizjes BESA, Kasami me delegacionin e tij realizon takime të rëndësishme në Slloveni

Maqedonia

Kreu i Lëvizjes BESA, Kasami me delegacionin e tij realizon takime të rëndësishme në Slloveni

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, bashkë me disa kandidatë të BESËS për kryetarë komunash, gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Sllovenisë, zhvilluan një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takuan me krerët më të lartë të Komunës së Mariborit, Andrej Fishtravec dhe institutin "Artifuture" të Mariborit dhe me drejtorin e kompanisë "ETRA", Franc Prelozhnik, që merret me prodhimin e teknologjisë së lartë elektronike dhe me udheheqësinë e ndërmarrjes për menaxhimin e mbeturinave të "Celjes" së Sllovenisë.

Bilalli, siç njofton zyra për informim e Lëvizjes BESA, pati një takim të përbashkët dhe të rëndësishëm edhe me deputetin slloven Urosh Prikël, në objektin e parlamentit slloven ne Lubjanë, dhe u arrit në parim një marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional. Në takim ishte i pranishëm edhe ish sekretari i qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Matevzh Frangesh, i cili gjithashtu e përkrahu një bashkëpunim te tillë.

"Marrëveshja parasheh mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit administrativ dhe të studentëve, projekte te përbashkëta zhvillimore", thuhet në kumtesë.

Kasami dhe stafi i tij, gjatë kësaj vizite me takimet e njëpasnjëshme që i zhvilluan me menaxhmentin më të lartë në Teknologji , u njohën me zhvillimet në këtë shtet dhe biseduan lidhur me zhvillimet e përgjithshme dhe vizionin për zhvillim te mëtejmë institucional.

Përveç takimeve, gjatë kësaj vizite, Levizja Besa, me ftesë të menaxhmentit të instituteve në fjalë, ka vizituar edhe disa institute dhe laboratorë të teknologjinë në moderne që ka shteti i Sllovenisë.

Me krerët e institucioneve biseduan për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, në një të ardhme të afërt, si në fushën e shkencave të materialeve, ndërtimin e infrastrukturës laboratorike por edhe projekte të përbashkëta shkencore dhe profesionale, në të gjitha nivelet, dhe për projektet e përbashkëta në nivel evropian dhe rajonal, shkëmbimin e literaturës më të avancuar dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për institucionet dhe të dy vendet. Me kete rast, shtohet më tej, u arrit pajtimi dhe u nënshkrua marrëveshja e kooperimit të ndërsjelle e cila do të mundësojë shkëmbim te ideve të të gjitha niveleve.

Image
Pamje nga takimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat