Vet propozohet kurse Zaev e miraton, Rashkovski në bordin e Telekomit me honorar prej 500 euro

Maqedonia

Vet propozohet kurse Zaev e miraton, Rashkovski në bordin e Telekomit me honorar prej 500 euro

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 20:09
Dragi Rashkovski

Nepotizëm apo prekje direkte e xhepit të qytetarëve, kështu analisti Pandov e përshkruan atë që sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski është përfaqësuesi qeveritarë në bordin drejtues dhe aksionarë të Telekomit.

Në dokumentin e publikuar qeveria e ka autorizuar atë më 3 gusht që të bëhet përfaqësues qeveritarë në këshillin e aksionerëve, ndërkohë që dokumenti është i nënshkruar nga vet ai.

"Kjo është një gjë që secili që i ka dhënë votën Zaevit nuk i ka dhënë për nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, uroj që të punojë ndërgjegja dhe të jep dorëheqje", kështu ka thënë analisti Aleksandar Pandov.

Për këtë madje ka rëaguar edhe opozita duke thënë se ka ardhur jetë për LSDM por jo për qytetarët.

"Ai vet është propozuar ndërsa Zaev e ka miratuar këtë vendim. Ja dokumenti ku shihet se më 3 gusht qeveria ka autorizuar Dragan Rashkovskin që të prezantojë qeverinë në bordin e aksionarëve të Telekomit, dokument ku është nënshkruar vet ai. Konflikt interesi në mënyrë klasike, ai ka pagë mbi 1 mijë euro ndërsa tash do ketë edhe 500 euro plus", ka thënë Nikola Sërbov anëtarë i kryesisë së VMRO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat