Në ueb-faqen e saj, PSP shpall të dhëna nga 20 lëndët që ka hapur deri më tani

Maqedonia

Në ueb-faqen e saj, PSP shpall të dhëna nga 20 lëndët që ka hapur deri më tani

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:39
Ilustrim

Prokuroria Speciale Publike në faqen e saj të internetit i shpalli aktet gjyqësore për 20 rastet që ka hapur, që janë të ndërlidhura dhe që dalin nga bisedat e përgjuara telefonike. Rastet e vetme që nuk janë shpallur në faqen e internetit të PSP-së, janë “Shënjestra” dhe Fortesa”.

Në lëndët e shpallura mund të vërehen raste interesante dhe kuriozitete për të pandehurit e rasteve dhe mënyrat në të cilat janë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Për shembull, nga lënda “Tortura”, mund të lexohet se ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov është me pronë “mesatare”, njëlloj si ish kreu i njësisë policore “Allfa”, Ivica Ançevski – Puki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat