Djali i Mijallkov do të merret në pyetje për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Djali i Mijallkov do të merret në pyetje për ngjarjet e 27 prillit

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 16:12
Jordan Mijallkov

Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov, nesër duhet të paraqitet në stacionin policor ku do të merret në pyetje për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Djali i ish-drejtorit të DSK-së është parë në radhët e para të protestuesve të cilët me forcë u futën në Kuvend.

TV24 duke u thirrur në burime nga Prokuroria Publike njofton se për marrje në pyetje janë ftuar edhe Alen Zekirov dhe Bllazhe Petrevski, të cilët nesër duhet të paraqiten në stacionin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat