Halimi zotohet të zgjidh problemin e ujit në Haraçinë

Maqedonia

Halimi zotohet të zgjidh problemin e ujit në Haraçinë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 13:20
Kandidatja e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikie Haliti

Kandidatja e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikie Haliti tha se ka projekt konkret i cili do të çonte deri në zgjidhjen e problemit të ujit në komunën e Haraçinës.

Projektin të cilin ajo pretendon se mund të zgjidh çështjen e ujit , sipas parashikimeve të saj mund të zgjatë 8 muaj.

“Nëse shkohet me standard evropian më së paku duhet të kushtojë afro 2 milionë euro dhe i njëjti do të jetë për të gjithë komunën”, tha Milikie Halimi.

Duke komentuar për atmosferën e tensionuar në vend gjatë kësaj fushate,  Haliti tha se ata apelojnë që të ruhet qetësia dhe të mos ngritën tensione të panevojshme.

“Ne asnjëherë askënd nuk e kemi ofenduar. Ne e shohim punën tonë dhe shkojmë drejt fitores, ashtu siç i kemi fituar zgjedhjet parlamentare dhe do të vazhdojmë përsëri”, tha Halimi.

Gjatë debatit ajo tha se Haraçina tregon gatishmëri për ardhjen e LSDM në krye të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat