Shtyhet seanca gjyqësore kundër Gruevskit

Maqedonia

Shtyhet seanca gjyqësore kundër Gruevskit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 15:36
Nikolla Gruevski

Për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit në seancën e sotme për rastin “shuplakat e porositura në Qendër”, është shtyrë seanca gjyqësore.

Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që në seancën e ardhshme që sillet me forcë.

Në seancë të pranishëm ishin Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë, Mile Janakieski nga OBRM-PDUKM, Daniella Rangellova dhe të akuzuarit tjerë.

Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 20 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat