Igor Jug përsëri në paraburgim

Maqedonia

Igor Jug përsëri në paraburgim

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 17:02
Igor Jug

Igor Jug agresori që kishte hyrë për të rrahur deputetët në ”të enjten e zezë” më 27 prill sot ka mbaruar paraburgimin e caktuar për 8 ditë dhe ka qenë i marrë në pyetje nga prokurorët dhe gjykatësi hetues dhe të njejtit i është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë tjera.

Pas marrjes në pyetje, Jug është ”pajisur” me akuzën për mbajtje të armës në vend publik dhe do të hetohet më tutje për udhëheqje të grupës që inicoi dhunë në Kuvend.

Edhe zyrtarisht Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar dënimin e përkohshëm prej 30 ditë për pjesmarrje në turmë dhe nxitje të dhunës. Gjithashtu ai do të dënohet për mbajtje dhe kërcënim me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat